Cristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë: i jep vëmendjen e duhur edhe detajit më të vogël, kampioni portugez nuk i ka fituar rastësisht 5 topa të artë.
Këtë gjë e ka kuptuar dhe Ole Gunnar Solskjaer, me të cilin Ronaldo ka patur një debat në lidhje me mënyrën e lojës së Manchester United. Sulmuesi është shfaqur shumë i mërzitur dhe kërkesa e tij e ka bindur teknikun që të ndryshojë, vetëm për të.
Që kur është rikthyer në Manchester, portugezi ka shënuar 5 gola në 5 ndeshje të luajtura me fanellën e “djajve të kuq”: numra për rekord, veçanërisht nëse merret në konsideratë mosha e portugezit.
Por duket se gjithë kjo nuk mjafton dhe se Cristiano është i bindur se mund të shënojë akoma më shumë gola. Si? Sipas tij shokët e skuadrës, duhet ta furnizojnë me më shumë topa.
Kështu ish-sulmuesi i Juventusit do të kishte më shumë mundësi për të shënuar. Sipas asaj që referon “Espn”, Solskjaer nuk ka shfaqur asnjë dyshim dhe i ka plotësuar këtë kërkesë Ronaldos. / Oversport.tv