Ronaldo: Jam shumë i lumtur që u riktheva në shtëpi

Pas 12 viteve të sukseshme te Real Madrid dhe Juventus, ylli portugez e konsideron një rikthim në shtëpi, rikthimin në “Old Trafford”. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Ronaldo flet për marrëdhëniet me trajnerët që e sollën në Mançester në 2003-in dhe tani në 2021-in.

“Jam shumë i lumtur që rikthehem tek ky klub. Isha 18 vjeç kur erdha per herë të parë këtu dhe tani pas 12 viteve jam shumë i kënaqur që rikthehem në shtëpi. Sir Alex Ferguson ka pasur një ndikim të madh tek unë, ka qënë si një baba për mua. Sigurisht që ai ka ndikuar në këtë rikthim në Mançester.

Kam një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin aktual, madje kemi luajtur disa vite bashkë, por tashmë rolet kanë ndryshuar. Unë jam në dispozicion të tij dhe i gatshëm të ndihmoj në gjithçka që ai kërkon”-ka deklaruar Ronaldo.

Në fund portugezi ka një falenderim për tifozët që janë shumë të lumtur për rikthimin e tij dhe shpreson që t’i gezojë ata duke ndihmuar skuadrën, duke shënuar, duke fituar sa më shumë ndeshje dhe trofe.