Ronaldo: Juve e fortë edhe pa CR7, Ibra shkëmb! Titulli? Ta fitoje Interi

Ronaldo Fenomeni është një nga sulmuesit më të mëdhenj dhe sigurisht ai nuk e harron Interin dhe kampionatin Italian. Së fundmi presidenti i Rayo Vallecano ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” dhe flet kampionatin, Interin, Cristianon e larguar nga Juventusi dhe Milanin e Mourinhon.

“Vazhdoj ta shoh me entuziasëm kampionatin italian. Serie A është disa hapa prapa Premier League, por kombëtarja e Mancinit është e fortë dhe plot më të rinj me cilësi”.

“Titulli? Jam tifoz i Interit dhe do të doja që ta fitonin ata gjithmonë. Më vjen keq që iku Lukaku, por është e vështirë t’u rezistosh klubeve të mëdha. Chelsea e ka treguar potencialin financiar që ka”.

“CR7? Ishte një histori e bukur, që i solli përfitime Serisë A. E bëri kampionatin të rizbulohej në mbarë botën dhe Juventusi është akoma i fortë, edhe pa të”.

“Milanin e shoh konkurrues dhe Ibra është shumë i fortë. Vitet nuk llogariten për të, ai është si një shkëmb. Mourinho në duket trajneri i madh i zakonshëm. Do të bëjë mirë, pasi është një profesionist i një profili të lartë”. / oversport.tv