Ronaldo kërcënoi se do të largohej? Reagon Federata Portugeze e Futbollit

Portugalia ishte me “Pesë Yje” në fitoren tenistike përballë Zvicrës me shifrat e thella 6-1 në 1/8 e Kupës së Botës. Në këtë fitore shkëlqeu 21-vjeçari Gonçalo Ramos që shënoi një tregolësh, i cili la në stol Cristiano Ronaldon për këtë sfidë.

Flitej se kapiteni luzitan kishte kërcënuar trajnerin Fernando Santos që do të largohej nga Katari në momentin që mësoi se ishte në stol. Megjithatë Federata Portugeze e Futbollit ka mohuar një gjë të tillë përmes një deklarate zyrtare.

“Kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo në asnjë moment nuk kërcënoi se do të largohej nga Katari. Ronaldo e respekton Portugalinë dhe e dëshmon me përkushtimin e tij në ekip. Kombëtarja, lojtarët, trajneri dhe struktura e FPF-së, është siç ka qenë nga dita e parë, e përfshirë plotësisht në arritjen e rezultatin më të mirë.” – komunikoi Federate Portugeze e Futbollit. /oversport.tv

Foto: Portugal, Twitter