Ronaldo larg United? Veprimi i fundit i portugezit shton më shumë zërat

Zërat që e shikojnë Ronaldon larg Manchester United po shtohen edhe më shumë. Një shtysë të madhe thashethemeve të merkatos këtë herë ia ka dhënë vetë portugezi me veprimin e tij të fundit.

Ai nuk është paraqitur sot në ditën e parë të grumbullimit me “Djajtë”, nën drejtimin e Erik ten Hag. Sipas mediave angleze, Ronaldo nuk është paraqitur për shkak të problemeve familjare, ndërsa ka pasur edhe leje nga vetë klubi.

Megjithatë, kjo lëvizje e Ronaldos konsiderohet nga media të ndryshme si një mesazh i qartë se dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”. Ronaldo nuk është i kënaqur me lëvizjet e klubit në merkato dhe për rrjedhojë dëshiron të provojë një tjetër aventurë. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook