Ronaldo mediton largimin nga United, dalin në skenë Chelsea dhe Bayern

Mbetet e paqartë e ardhmja e Cristiano Ronaldos. Për momentin ylli portugez nuk ka bërë asnjë deklaratë, por burime pranë tij tregojnë për kontakte me klube të tjera, që mund të sjellin një lamtumirë nga Manchester United.

Sipas “The Athletic”, javën e kaluar ka patur një takim në Portugali mes agjentit të lojtarit Jorge Mendes dhe Todd Boehly, pronarit të ri të Chelsea. Në këtë takim është folur edhe për një  transferim të mundshëm të CR7 te “blutë e Londrës”.

Ndërsa “Gazzetta dello Sport” shkruan se përveç Chelsea, interes për Ronaldon ka shfaqur edhe Bayerni i Mynihut, ku portugezi mund të zërë vendin e Lewandowski, nëse polaku largohet drejt Barcelonës. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter