Cristiano Ronaldo ishte një hap larg Manchester City, pastaj hodhi firmën me kushërinjtë e Manchester United. Gjithçka ndryshoi brenda 24 orëve, falë një telefonate me mentorin e tij, Sir Alex Ferguson. “Mos shko tek City”, i ka thënë ish-trajneri sipas asaj që shkruan “Daily Star”.
Portugezi e mori në konsideratë këshillën e ish-trajnerit dhe u rikthye në “Old Trafford”. Vetëm pak ditë më parë deklaroi se shoqja e tij e jetës Georgina Rodriguez pret dy binjakë, madje e ka vendosur dhe se çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
“CR7 ka jetuar në të gjithë botën, por Anglia ka pasur gjithmonë një vend special në zemrën e tij. I pëlqen ai vend dhe po kërkon që të gjejë një shtëpi të përhershme, pas tërheqjes nga futbolli i luajtur. Do të luajë edhe për 2 apo 3 vite, por gjithmonë mendon edhe për të ardhmen”, ka deklaruar një burim për “The Sun”.
Një tjetër faktor që e lidh me Manchesterin është paraqitja e shkëlqyer e të birit Cristiano Jr në akademinë e “djajve të kuq”: babai mezi pret që të shohë zhvillimin e të birit, duke ëndërruar një të ardhme të ndritur. / Oversport.tv