Ronaldo mrekullon fansin e vogël, e ‘shpëton’ nga rojet dhe i jep autograf

Cristiano Ronaldo është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit me një numër admiruesish që shumë pak futbollistë mund ta rivalizojnë. Kështu, kur ylli portugez shfaqet në ambiente publike, fansat e tij dhe jo vetëm, dëshirojnë ta takojnë për të shkrepur një foto apo për të marrë një autograf, që për ta do të mbahet mend gjithë jetën.

Së fundmi ai është bërë protagonist i një episodi tepër të këndshëm. Teksa ndodhet në grumbullim me kombëtaren portugeze, një fans i vogël, që mbante veshur fanellën me numër 7, vrapoi drejt tij për ta takuar gjatë daljes nga hoteli. Por rojet e sigurisë nuk e lejuan të miturin të afrohej drejt Cristianos, gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga portugezi.

Ylli i Manchester United e priti djaloshin derisa rojet e lejuan atë të shkonte drejt tij. Fansi i vogël u emocionua shumë, ndërkohë që CR7 shkrepi një foto me të dhe e shoqëroi derisa të gjenin një stilolaps për t’i dhënë autograf. Një gjest për tu vlerësuar ky nga luzitani dhe që do të mbahet mend gjatë nga fansi i tij./Oversport.tv

Foto: Seleções de Portugal, Facebook

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)