Ronaldo mungon në Champions League për herë të parë që nga viti 2003

Humbja 4-0 në shtëpinë e Brighton ka shuar përfundimisht shpresat e Manchester United dhe Cristiano Ronaldo për të marrë pjesën në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një vit me të vërtetë negativ për yllin portugez, që për herë të parë pas 19 vitesh nuk arrin që të kualifikohet në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Hera e fundit që kishte ndodhur diçka e tillë ka qenë në sezonin 2002-03, kur Ronaldo luante me Sporting Lisbon.

Më pas portugezi nuk ka munguar asnjëherë në Champions fillimisht në avventurën e tij të parë në Manchester, më pas me Real Madrid dhe Juventus me të cilat është kualifikuar gjithmonë në këtë turne. / Oversport.tv

Foto: Manchester United Twitter