Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United ka qenë me disa kushte, jo vetëm ekonomike, por edhe sportive. Sigurisht që bëhet fjalë për një futbollist të nivelit botëror dhe United ishte i detyruar t’i pranonte.
Ai ka kërkuar gjithashtu dietë të veçantë, por diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer shokëve të skuadrës. Sipas lajmit të “The Sun”, portugezi ka kërkuar disa pjata të vendit të tij.
Sipas medias britanike futbollisitët e tjerë të United kanë mbetur të befasuar. Një nga këto pjata është “bacalhu”, një pjatë portugeze me vezë dhe me një lloj salce.
“Atij i pëlqen dhe mjafton që të funksionojë dieta e tij, por të tjerëve nuk iu pëlqen. Ai është i përqendruar vetëm për gjërat e tij dhe të tjerët e ndihmojnë për këtë gjë”, thotë një nga burimet e klubit për gazetën “The Sun”.
Pak ditë më parë një prej portierëve të skuadrës së “Djajve” tha se nuk po hanin më ëmbëlsira përpra ndeshjeve për shkak të prezencës së Cristianos. / Oversport.tv