Ronaldo për Solskjaer: Je njeri i jashtëzakonshëm, meriton gjithë të mirat

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh ish-trajnerit të tij te Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. Norvegjezi u shkarkua pak ditë më parë nga detyra për shkak të rezultateve të këqija.

Kështu, Ronaldo ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një postim ku i uron fat Solskjaerit. Ai gjithashtu tha se është një njeri i jashtëzakonshëm dhe se meriton më të mirat.

“Ai ka qenë sulmues kur erdha për herë të parë në Old Trafford dhe ai ka qenë trajneri im që kur u ktheva te Manchester United. Mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e jashtëzakonshme. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta. Paç fat shoku im! Ti e meriton!”, shkroi në postimin e tij Cristiano Ronaldo. /oversport.tv