Ronaldo pro idesë së Super Ligës: Tifozët duan të shohin ekipet e mëdha çdo javë

Ideja e krijimit të një Super Lige Europiane u shfry nga largimi i pjesës më të madhe të klubeve, por në mbështetje të themeluesve Real Madrid, Juventus dhe Barcelona ka dalë Ronaldo, Fenomeni:

“Nuk është një ide e keqe. Tifozët duan të shohin ndeshjet më të rëndësishme. Ata që dashurojnë futbollin duan të shohin Realin e Madridit të luajë kundër Milanit, Interit, PSG-së apo Manchester City.

Duam që të shohim këto përballje pa qënë nevoja që të presim çerekfinalen apo gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Pamë të kishte protesta në Angli, sepse ndoshta ideja nuk iu shpjegua mirë njerëzve ose u kuptua në mënyrën e gabuar.

Besoj se projekti është shumë i mirë dhe në të ardhmen e afërt të ketë të reja për klubet dhe tifozët. Duhet të përmirësojmë produktin tonë”-ka përfunduar Ronaldo, aktualisht president i klubit të Valladolidit. / Oversport.tv