Ronaldo shkëlqen në Manchester: Rikujtova pse ky stadium quhet “Teatri i ëndrrave”

Cristiano Ronaldo debutoi sot me Manchester United përballë Newcastle United. Portugezi realizoi dygolësh në ndeshjen e tij të parë pas rikthim me fanellën e Red Devils në stadiumin “Old Trafford”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet i lumtur: “Rikthimi im në Old Trafford, ishte një rikujtesë e shkurtër përse ky stadium njihet si Teatri i Ëndrrave. Për mua është gjithmonë një vend magjik, ku mund të arrish gjithçka që vendos në mendje.

Së bashku me shokët e skuadrës dhe mbështetjen e jashtëzakonshme, që ne e marrim gjithmonë nga tribunat, ne e përballojmë rrugëtimin tonë me besim dhe optimizëm, çka na bën të festojmë së bashku në fund.

Krenar të kthehem tek Manchester United dhe të luaj në Premier League edhe njëherë, por mbi të gjitha, që ndihmova ekipin. Le të shkojmë Devils!”, e përmbyll Ronaldo deklaratën e tij pas fitores./ Oversport.tv

https://www.instagram.com/p/CTsAYzRolo-/?utm_source=ig_web_copy_link