Ronaldo tregon historinë e veçantë me Ferguson: Ishte një baba i dytë

Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Manchester United ku ndër të tjera ka folur edhe për raportin që ai ka me Sir Alex Ferguson. Ylli portugez tregoi edhe një histori midis tij dhe ish-teknikut, që për të është një nga momentet kyçe të marrëdhënies së tyre.

“Ferguson? Mendoj se është e vështirë të kujtosh një moment të veçantë mes meje dhe atij, por ka një situatë që e kujtoj me shumë dashuri. Ndoshta nuk do ta mbajë mend, por këto ishin momente të rëndësishme për mua. Ai u tregua si një baba i dytë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Një ditë, babai im ishte në spital dhe unë isha aq i lodhur emocionalisht, shumë i mërzitur. Fola me Ferguson dhe ai më tha: ‘Cristiano, shko atje dy ose tre ditë’. Ishte një periudhë e vështirë, ne kishim ndeshje të vështira në atë kohë dhe unë isha një lojtar kyç, por ai më tha: ‘Do të jetë e vështirë sepse kemi ndeshje të vështira, por e kuptoj situatën tuaj dhe do të të lë jashtë prandaj shko dhe shiko babanë tënd’.

Për mua, këto janë gjërat më të rëndësishme, përveç fitimit të Champions League, fitimit të Premier League, fitimit të kupave dhe gjëra të tilla. Ndaj duhet ta vlerësoj, sepse atë që më thoshte e bënte gjithmonë”. /oversport.tv