Ronaldo zgjedh më të mirët e historisë së futbollit, nuk mungojnë surprizat

Në një intervistë të dhënë për “The Guardian”, Ronaldo “Fenomeni” ka folur për shumë tema: nga Botërori i ardhshëm tek dëmtimet që i penalizuan karrierën, madje edhe për jetën e tij të re si drejtues.

Braziliani madje ka treguar dhe ata që janë lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, gjithmonë sipas tij, dhe në këtë listë nuk mungojnë surprizat.

“Fenomeni” ka zgjedhur tetë lojtarët që sipas tij janë më të fortët e gjithë historisë së futbollit. Në këtë listë ka 2 argjentinas, 3 brazilianë, 2 holandezë dhe 1 gjerman. Kush mungon? Cristiano Ronaldo dhe të gjithë legjendat e futbollit italian.

Lojtarët e përzgjedhur nga Ronaldo janë: DIEGO ARMANDO MARADONA, LIONEL MESSI, JOHAN CRUIJFF, FRANZ BECKENBAUER, PELÉ, MARCO VAN BASTEN, RONALDINHO dhe vetë RONALDO.

“Nuk është e mundur të bësh një renditje të saktë, pasi nuk mund të krahasosh breza të ndryshëm”, ka thënë Ronaldo. / Oversport.tv

Foto: Ronaldo Nazário Twitter