Ronaldo zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness: “Rekordet janë për t’u thyer”

111 golat e shënuar me fanellën e kombëtares portugeze kanë ngjitur Cristiano Ronaldo-n në krye të listës së golashënuesve të skuadrave përfaqësuese.

Talenti portugez ka kaluar rekordin që mbahej nga iraniani Ali Daei, i cili është ndalur në kuotën e 109 golave. Kjo arritje e veçantë e sulmuesit është vlerësuar dhe është çertifikuar edhe nga Rekordet Botërore Guinness.

Vetë lojtari, ka pozuar me çertifikatën e marrë dhe ka falenderuar me një postim në faqen e vet në Instagram: “Është gjithmonë bukur që të vlerësohesh si mbajtësi i një rekordi botëror. Tashmë të provojmë t’i rrisim edhe më shumë këto numra”. / Oversport.tv

https://www.instagram.com/p/CTWiaHngNEW/?utm_source=ig_web_copy_link