Rossi: Mos shikoni renditjen e FIFA-s, Shqipëria e fortë! Më thoni kë të ftoj?

Marco Rossi nuk është në pozita të mira te Hungaria, sidomos pas humbjes së pësuar një ditë më parë nga Shqipëria. Gazetarët e kanë ngacmuar në konferencën e zakonshme pas ndeshjes dhe italiani u vë në dukje se Shqipëria është një ekip i mirë, që nuk lidhje me poziocionin në renditjen e FIFA-s.

“Pse duhet të flasim gjithmonë për të ardhmen time? Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë. Jemi në rënie, si fizikisht ashtu edhe si ekip. Lojtarët mund të motivohen thjesht për faktin që përfaqësojnë flamurin hungarez.

Do të duhet të luftojmë si burrat në Angli dhe të dalim me kokën lart nga Wembley. Në përgjithësi kemi luajtur dobët kohët e fundit, ndaj Shqipërisë nuk ishim keq. Kemi humbur 3-4 topa, prej të cilëve kundërshtari mund të krijonte mundësi shënimi. Gjithsesi kemi luajtur mirë.

Fatkeqësisht na mungonte individualiteti në lojën tonë, që të ishim të rrezikshëm para portës. Kishim edhe mungesa, por nuk është justifikim. Para se të formohej ekipi kualifikues i Kupës së Botës, e mendova shumë herë dhe e thashë se ishte një ëndërr kualifikimi.

E dija saktësisht se me cilët kundërshtarë duhet të përballeshim. Shqipëria mund të jetë pas nesh në renditjen e FIFA prej rezultateve që ka marrë, por ajo renditje mashtron për sa i përket aftësive që ata kanë si ekip”, tha Rossi, i cili nuk përfundon me kaq.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë, pasi rezultatet gjithmonë rëndojnë mbi super e trajnerit. Gjithsesi edhe ju duhet të bëni llogaritë se cilat janë mundësitë që ka trajneri. Nëse dikush vjen dhe më thotë se kë mund të ftoj në ekipin kombëtar, sinqerisht do isha i lumtur ta bëja. Vetëm se këshillat nuk duhet të jenë në baza miqësore”, u shpreh trajneri i Hungarisë. / oversport.tv