Rossi nuk heq dorë nga shpejtësia, do të ngasë një Audi R8 të skuadrës WRT

Valentino Rossi ka zgjedhur se si do të vazhdojë të ardhmen e tij, sërish në adrenalinën e shpejtësisë.

Pasi la mënjanë motorët, pas një karriere të gjatë prej 26 vitesh në Kampionatin Botëror të MotoGP, piloti legjendar ka vendosur që të garojë me makina në GT World Challenge Europe. Valentino Rossi do të drejtojë një Audi R8 LMS të skuadrës WRT.

“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem kësaj skuadre, kam qenë gjithmonë një i apasionuar i madh i garave me makina. Kjo është zgjidhja perfektë për mua, mezi pres që të filloj këtë aventurë të re në GTWCE me WRT”, ka thënë Rossi. / Oversport.tv