Valentino Rossi, bazuar në eksperiencën e tij të gjatë, ka bërë një koment për kushtet e pistës në Austin, që janë kritikuar nga të gjithë për shkak të gropave dhe asfaltit të keq.
“Pista është shumë e bukur, në Amerikë pistat kanë më shumë asfalt të prishur se në Europë. Situata ishte e komplikuar që në vitin 2019, ku kërkuam të rregulloheshin disa kthesa.
Nga sa kam parë një pjesë është rregulluar, por në pjesë të tjera të pistës situata është përkeqësuar. Kthesa numër 10-të është shumë e rrezikshme dhe tronditesh shumë sepse ka shumë gropa.
Është e vështirë t’i japësh motorit, duhet ta mbash fort, që të mos humbasësh kontrollin. Është e komplikuar edhe të kapësh ritmin dhe të ecësh me shpejtësi të madhe”.
Më tej Rossi ka folur për tërheqjen nga MotoGP: “Jam i avashtë dhe nuk e di përse. Këtu kam rivalizuar për fitoren me Rins në vitin 2019. Tani jam më në vështirësi me motorrin. Nuk do të rikthehem siç bëri Schumacher. Garova derisa kisha dëshirë, prandaj nuk mendoj se do të kthehem”. / Oversport.tv