Rotacion masiv në Itali-Belgjikë, Spanja dhe Franca përplasen për trofeun

Do të luhen sot dy ndeshjet finale të Nations League. Në stadiumin “Allianz” të Torinos në orën 15:00 do të luhet finalja e vogël mes Italisë dhe Belgjikës, ndërsa në mbrëmje, në orën 20:45 në “San Siro”, do të luhet sfida Spanjë-Francë, që do të përcaktojë edhe fituesin e këtij edicioni të këtij turneu.

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, nuk ndryshon dhe pritet që të konfirmojë të njëjtin formacion që mposhti Italinë në gjysmëfinale të mërkurën e kaluar. Në mesfushë konfirmohet talenti Gavi, që shkëlqeu në debutimin kundër “axurrëve”.

Didier Deschamps është i detyruar që të bëjë një ndryshim në formacion, krahasuar me ndeshjen e fundit kundër Belgjikës. Rabiot ka rezultuar pozitiv me Covid dhe do të mungojë në finalen e sotme dhe në vend të tij pritet që të luajë që nga minuta e parë Aurélien Tchouaméni.


FOMACIONET E MUNDSHME:

Spanja (4-3-3): Unai Simon, Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alonso, Gavi, Busquets, Koke, Sarabia, Torres, Oyarzabal.

Franca (3-4-1-2): Lloris, Koundé, Varane, L. Hernandez, Pavard, Tchouameni, Pogba, T. Hernandez, Griezmann, Mbappé, Benzema


Italia dhe Belgjika do diskutojnë mes tyre vendin e tretë të këtij edicioni të Nations League. Trajneri Mancini ka thënë se do të bëjë ndryshime të shumta në formacion, në krahasim me ndeshjen e fundit kundër Spanjës. Berardi, Raspadori edhe Cristante pritet ta nisin ndeshjen që nga minuta e parë.

Edhe tekniku Martinez do të ndryshojë formacionin e Belgjikës së tij. Hazard dhe Lukaku do të mungojnë kundër Italisë, ndërsa De Bruyne pritet të qëndrojë në stol.


FOMACIONET E MUNDSHME:

Itali (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Bastoni, Emerson; Pellegrini, Cristante, Locatelli; Berardi, Raspadori, Chiesa

Belgjikë (3-4-2-1): Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Saelemaekers, Witsel, Vanaken, Castagne; Trossard, Carrasco; Batshuayi


/ oversport.tv