Roy Keane: Mënyra si Maguire festoi kundër Shqipërisë ishte e turpshme

Mënyra se si Harry Maguire ka festuar golin e tij ndaj Shqipërisë, është konsideruar si diçka e turpshme nga Roy Keane. Maguire festoi me duart në veshë si një sinjal për të heshur kritikat ndaj tij, por diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Kean.

Në një intervistë të dhënë për “ITV Sport” legjenda e Manchester United tha: “Ai mendon se po i mbyll gojën kritikëve, por unë mendoj se është e turpshme. Ai ka qenë një turp dy muajt e fundit për Manchester United. Meguire mendon se nëse shënon në një sfidë, do t’u mbyllë gojën kritikëve të tij. E turpshme”

Në fund legjenda e United kritikoi edhe sulmuesin kryesor të Anglisë, Harry Kane. Ai kërkoi nga lojtari të ketë më shumë vetëbesim dhe të kthehet në gjendjen që ishte.

“Ai duhet të gjallërohet, duhet të shikojë veten dhe të thotë,  kapërceje këtë zhgënjim. Ai luan për Spurs, duhet të mësohet me zhgënjim. Duhet të kthehet te bazat. Të marrë topin dhe të tregojë se çfarë lideri është. Nuk ka më justifikime për të”. /oversport.tv