Rrahmani i jep fitoren Napolit të pandalshëm, Roma bën detyrën ndaj Empolit

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:00 në Serie a të cilat u transmetuan live në Oversport. Napoli nuk zhgënjeu as këtë javë në transfertën e vështirë të Fiorentinës, duke fituar 2-1 fale golave të Lozano dhe Rrahmani. Nga ana tjetër, Roma fitoi me Empolin me rezultat të pastër 2-0.

Pjesa e parë nisi mirë për Fiorentinën e cila dominoi në përgjithësi të gjithë pjesën. Rastet nuk munguan nga të dyja ekipet, por ishte Fiorentina ajo që arriti ta zhbllokonte rezultatin falë një goli akrobatik të mbrojtësit Martinez Quarta.

Pas golit ekipi i Spalletit e rriti presionin dhe pak minuta nga fundi një levizje e mirë e Osimhen brenda zonës së Fiorentinës, detyroi mbrojtësin Martinez të shkaktonte penallti.

Insigne mori përsipër të godasë penalltinë, që u prit nga Dragowski. Pas devijimit të portierit ishte Lozano që e çoi topin në rrjetë.

Pak minuta më vonë edhe Osimhen u përpoq të shënonte më një goditje akrobatike, por topi kaloi shumë pranë kuadratit të mbrojtur nga Ospina.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, por napoletanët e gjetën rrugën e rrjetës pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë. Amir Rahmani shënoi me kokë pas një krosimi të mirë në zonë nga ana e Zielinski.

Në Roma-Empoli takimi thuajse u luajt me një portë. Ekipi i Mourinhos zhvilloi një ndeshje fantastike, duke merrituar tre pikët e mara. Goli i parë erdhi nga kapiteni Lorenzo Pellegrini që festoi kështu edhe kontratën e re me ekipin e Romës. Më pas rastet folën përsëri për Romën me Tammy Abraham që u ndal vetëm nga ana e portierit mik.

Sakaq në pjesën e dytë një silurë e Abraham përfundoi në tranversën e portës së Empolit, por Mikhitaryan ishte aty pranë për ta çuar topin në rrjetë dhe rezultatin në 2-0.

Pjesa e mbetur e takimit foli për Romën, që u përpoq të administronte rezultatin dhe energjitë. Kështu takimi u mbyll 2-0 për kryeqytetasit me Mourinhon që shkon me buzëqeshje në ndalesën e kombëtareve.

SERIE A – JAVA 7
Fiorentina-Napoli 1-2
Shënuesit: Martinez Quarta29’ / Lozano 39’, Rahmani 50’

Roma-Empoli 2-0
Shënuesit: Pellegrini 42’, Mikhitaryan 48’

/ oversport.tv