Emocione, por jo fitues! Partizani e Vllaznia barazuan mes tyre me rezultatin 1-1 dhe kështu konfirmohet edhe një herë që ky kampionat do të jetë mjaft i fortë dhe shumë ndeshje do të përfundojnë në këtë mënyrë.
“Demat” donin me ngulm të fitonin, pasi kishin marrë vetëm një pikë në dy javët e para të kampionatit. Ata rrezikuan që në minutën e dytë me anë të Stenio Junior, i cili me kokë e ccoi topin ngjitur me shtyllën pingule.
Ndryshe nga Partizani, Vllaznia në sulmin e parë gjeti rrugën e rrjetës. Da Silva nuk gaboi pas një asisti të Liridon Latifit dhe ndëshkoi portierin Alban Hoxha. Presioni te Partizani u rrit më shumë, ndërsa në anën tjetër portieri Zogovic bëri mrekullimë pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Ergys Kacce.
Nuk ishte e lehtë që Partizanit të shënonte. Në fund, në minutën e 86-të, Filipovic kishte mundësinë e artë të realizonte, por Zogovic dhe traversa e ndalën. Gjithsesi dy minuta më pas erdhi goli, nga vlonjate Rrapaj që shmangu kështu humbjen e dytë të Partizanit në “Elbasan Arena”.
ABISSNET SUPERIORE – JAVA 3
Partizani-Vllaznia 1-1
Shënues: Rrapaj 88’ / Da Silva 4’
/ oversport.tv