Marc Clatenburg i ka dedikuar një hapësirë të veçantë raportit me Jurgen Kloppin në librin e tij. Ish-gjyqtari i njohur anglez tregon episodet me gjermanin në Madrid”dhe në dhomën e zhveshjes në “Anfield”.
Pas një humbjeje 3-0 kundër Realit të Madridit, kur trajneri gjerman (Klopp) stërviste Dortmundin, Marcelo dhe bashkëshortja e tij i kërkuan Clatenburgut që të bënin një foto. Jurgen Klopp e pa këtë skenë dhe në mënyrë ironike bëri batutë me arbitrin e njohur anglez. “Oh, prandaj fitoi Reali i Madridit, apo jo? Sipas arbitrit Clatenburg, mënyra e të thënit nuk ishte aspak miqësore, por ai nuk ngurroi që t’i përgjigjej. “Ke fat që të kanë shënuar vetëm 3 gola”, tha gjyqtari i njohur duke qeshur.
Më tej ai tregon episode të tjera me trajnerin gjerman. “Historia nuk përfundon këtu. Ndeshja ime e fundit me Kloppin ishte në janarin e vitit 2017 kundër Chelseas në “Anfield”. Trajnerët rrallë herë futeshin në dhomën time. Klopp erdhi me kapitenin Henderson. Ishte diçka e çuditshme. Më shihte në fytyrë për 30 sekonda dhe unë vetëm e pashë. Nuk më intimiduan fare me këtë veprim”, tregon ai.