Rrëfehet Key Alves, mes volejbollit dhe Onlyfans

Key Alves është volejbollistja më e ndjekur në botë në Instagram me mbi 2.3 milionë ndjekës. Bukuroshja braziliane ka treguar për “O Globo” se përveç sportit siguron të ardhura edhe në një mënyrë tjetër. “Po kam një profil në Onlyfans dhe jam një sipërmarrëse përveçse një sportiste. Fitoj 50 herë më shumë nga abonimet e fansave online se sa nga paga si volejbolliste”, ka thënë Key Alves.