Khedira: Kam njohur 2 Cristiano Ronaldo, një telefonatë më çoi te Reali

Sami Khedira ka treguar momentet pikante të karrierës së tij për “ESPN”, duke prekur edhe vitet që kaloi tek Juventusi.

Ish-mesfushori gjerman ka treguar se ka gjetur një Cristiano Ronaldo ndryshe nga ai që kishte njohur kur e kishte shok skuadre te Real Madrid në vitet 2010-2015.

“Kam njohur dy CR7, një te Reali dhe një te Juventusi. Në eksperiencën e dytë që kishim bashkë, e gjeta egoist por edhe më shumë lider. Në Madrid ishte pjesë e skuadrës, ndërsa në Torino ishte më i pjekur”, ka thënë Khedira.

Khedira ka treguar se si u bashkua me Realin dhe telefonatën me Mourinhon: “Pas humbjes në finalen e Kupës së Botës 2010 isha i tronditur dhe i mërzitur, por vëllai më tha se Mourinho donte të fliste me mua.

Mora në telefon Josènë dhe më tha: je një lojtar dhe një djalë shumë i mirë, dua që ti të vish me mua te Reali”. Bisedimet për të arritur marrëveshjen u mbyllën shumë shpejt”. / Oversport.tv

Foto: Sami Khedira Twitter