Rrëfehet Lewandowski: Jam takuar me Perez, i vogël pëlqeja Thierry Henry

Bomberi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka pranuar se ka patur disa kontakte me Realin e Madridit: “Është e vërtetë që jam takuar një ose dy herë me presidentin e Realit, Florentino Perez, pas ndeshjeve në Madrid, por nuk them më shumë.

Me Bajernin luaj në Champions çdo sezon kundër klubeve nga kampionate të tjera dhe mund të tregoj sa i aftë jam. Jam i fokusuar vetëm tek e tashmja dhe te klubi im duke synuar fitore të tjera. Nuk mendoj fare për spekulimet që thonë të tjerët për të ardhmen time”.

Sulmuesi polak ka treguar edhe se kush ka qënë sulmuesi i tij i preferuar: “I vogël më pëlqente shumë Thierry Henry. Duhet të falenderoj prindërit e mi që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë shpenzuar kohë për mua dhe për ëndrrat e mia.

Tani kam shumë eksperiencë dhe jam i vetëdijshëm për cilësitë e mia, dua të shënoj dhe të fitoj për një kohë të gjatë”-ka përfunduar sulmuesi, Robert Lewandowski. /Oversport.tv