Rrëfehet Lukaku: Isha një lojtar i Interit, por ama mendja ime ishte në Londër

Në një intervistë për një television belg, Romelu Lukaku flet për largimin e tij nga Interi dhe transferimin në Londër.

“Interi më hoqi nga telashet. Do të largohesha nga zikaltërit vetëm për të shkuar tek Chelsea. Kur erdhi oferta e tretë e londinezëve e kuptova që ishte diçka serioze dhe që do të largohesha.

“Blutë” ofruan 110 milion plus Zappacostan, por Interi refuzoi. Atëherë shkova në zyrën e Inzaghit për të gjetur një marrëveshje. Isha Akoma një lojtar i Interit, por ama mendja ime ishte në Londër”-ka deklaruar sulmuesi.

Aktualisht i grumbulluar me kombëtaren për kualifikueset e Botërorit, Lukaku ka folur edhe për eleminimin në Euro 2020: “Hazard nuk ishte në formë, De Bruyne u operua. Italia na mposhti me meritë”. /Oversport.tv