Rrëfehet Mbappe: I kam thënë klubit që në korrik, që dua të largohem

Në një intervistë të dhënë për “RMC Sport”, Kylian Mbappé flet për lajmet që qarkullonin mbi të ardhmen e tij, për një transferim të mundshëm verën që lamë pas.

Gjithë Bota ka folur për të ardhmen e tij këtë verë, por vetë ai ka qëndruar i heshtur. Deri më sot, pasi në intervistën e dhënë ai ka folur për intersimin e Realit të Madridit dhe ka thënë se nuk do të priste ditët e fundit të gushtit për të informuar PSG-në për dëshirën e tij për t’u larguar, një vit para përfundimit të kontratës.

“I kam kërkuar klubit që të largohem, sepse në momentin që nuk rinovoj kontratën, dua që klubi të fitojë para nga transferimi që të ketë mundësi të bëjë zëvendësimet e duhura.

PSG-ja më ka dhënë shumë, kam kaluar shumë mirë në këto katër vite këtu. I njoftova në kohë, që të marrin masat e nevojshme. Dua që të ndahemi me kokën lart dhe secili të arrijë një marrëveshje të mirë. Nëse ju nuk doni që unë të largohem, atëherë unë do të qëndroj”, ka thënë sulmuesi francez.

“Njerëzit thonë që kam refuzuar rinovimet që më janë ofruar, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk më takon mua të gjykoj, por unë kam qënë i qartë.

I thashë klubit se dua të largohem dhe nuk ia thashë në ditët e fundit të merkatos, por në fund të korrikut, i njoftova se doja të largohesha”, ka thënë mes të tjerash në intervistën e gjatë për “RMC Sport”, Kylian Mbappé. /Oversport.tv