Rrëfehet Preziosi: Lewandowski dhe Lautaro pengjet e merkatos

Pas 18 viteve të kaluara në krye të Genoas, si presidenti i klubit, Enrico Preziosi sapo i ka dorëzuar postin e tij profesor Alberto Zangrillos, ndonëse do të mbetet në këshillin drejtues të klubit si këshilltar.

Për ish-munrin 1 të klubit kueqblu tashmë është koha e kujtimeve: “Një peng nga merkato? Patjetër që Lewandowski, akoma më vjen keq që për një budallallëk nuk arrita të mbyllja me sukses marrëveshjen që e kishim arritur.

Doja që ta shihja në majën e sulmit të Genoas, madje edhe tani është keqardhja më e madhe”, ka thënë Preciozi në një intervistë të dhënë për “Il Secolo XIX”.

Ish-presidenti ka vazhduar duke treguar edhe një tjetër lojtar që ka qenë shumë pranë Genoas: “Është edhe Lautaro Martinez, e kisha mbyllur marrëveshjen me Racing, por në fund nuk arrita ta sillja dot këtu”, ka përfunduar Preziosi. / Oversport.tv