Rrëfimi shokues i Melandrit: U infektova me dëshirë me Covid

Marco Melandri ka treguar se është infektuar me covid me dëshirën e tij: “U Infektova me virusin, sepse doja që të infektohesha. Ndryshe nga shumë të vaksinuar, jam lodhur shumë për tu infektuar.

E bëra me qëllim që të isha në rregull për disa muaj, por nuk ishte edhe aq e lehtë. Duhej të infektohesha patjetër, sepse më duhej të punoja dhe nuk e konsideroja vaksinimin si një alternativë të vlefshme”, ka thënë ish-piloti në një intervistë për “Men On Wheels”.

Konsiderohet si kundra vaksinave, por Melandri ka sqaruar pozicionin e tij: “Mund të kesh arsye të ndryshme për të mos u vaksinuar, edhe sepse derisa të provohet e kundërta, kjo mbetet një vaksinë eksperimentale dhe me një mekanizëm ndryshe nga vaksinat e së shkuarës.

Kam të drejtë të kem dyshimet e mia. Nuk kam asgjë kundër të vaksinuarve dhe nuk kam asgjë kundër të pavaksinuarve. Unë jam kundër dhunimit të lirisë”, ka përfunduar ish-piloti i MotoGP. / Oversport.tv