Evangjeli Veli ka treguar nga shtëpia e ku u lind dhe u largua që në moshën pesë vjeçare, të gjithë jetën e saj. Sportin, pasionet, vështirësitë e karrierës. Dhimbjet e një operacioni përpara Europianit, deri te medalja e artë.
Një rrëfim ekskluziv për fëmijërinë e saj, jetesën mes infermierisë dhe peshëngritjes. Pasionet në adoleshencë dhe sfidat në sportin e peshave. “Në Greqi jam shqiptare dhe në Shqipëri jam greke. Kjo është vështirësia në emigracion, që vetëm një fëmijë emigranti mund të ma kuptojë”, tregon ndër të tjera peshëngritësja që u shpall kampione Europe deri në peshën 55 kg.
Nga dëmtimi dhe operacioni i ndërlikuar te medalja e artë në një kampionat Europian. Kampionia e Europës, Evangjeli Veli në një intervistë ekskluzive me gazetarin Olsi Tujani, këtë të enjte, në kanalin Oversport 1.
View this post on Instagram