Rreshtimet, ku transmetohen dhe gjithçka tjetër: 3 beteja të Serie A sot në Oversport

Rikthehet Serie A, si zakonisht në Oversport që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kampionatit italian në Shqipëri e Kosovë. Në program janë tre ndeshje të javës së 13-të të Serie A, që nisin nga ora 15:00 dhe transmetohen në Oversport 1.

Gjithçka nis me Atalanta-Spezia dhe në fushë pritet të luajë nga fillimi edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Nga ana tjetër Rey Manaj do të jetë në stol dhe do presë mundësinë e tij në këtë duel. Skuadra e Gasperini kërkon tre pikët, për të barazuar me pikë Interin që përballet nesër me Napolin.

Lazio-Juventus është dueli i radhës që e merr skenën. Bardhezinjtë nuk kanë Dybala e Chiellini, elementë të rëndësishëm të formacionit të Allegri, por kërkojnë vazhdimësinë pas fitores së fundit kundër Fiorentinës.

Të njëjtën gjë do edhe Lazio e Sarrit, që ndaj ekipeve të forta ka marrë rezultate pozitive. Hysaj nga shqiptarët do të jetë titullar, ndërsa mbetet të shihet nëse luan Strakosha që është lakuar këto ditë për të marrë vendin e Pepe Reina.

Mbrëmja ka në program një duel mjaft interesante, mes Fiorentinës që ka disa mungesa dhe Milanit që kërkon të kryesojë i vetëm kampionatin dhe ka humbur së fundmi lojtarë si Rebic dhe Calabria. Kuqezinjtë e Piolit janë të motivuar maksimalisht, duke dituar që Napoli rival për titull përballet me Interin kampion në fuqi.

/ oversport.tv