Rreshtimi: Modul ndryshe dhe disa lëvizje, Shqipëri tjetër kundër Hungarisë

“Do mendohem mirë për modulin dhe formacionin”, kështu tha Edy Reja në konferencën për shtyp një ditë më parë dhe italiani duhet ta ketë ndarë mendjen. Me Hungarinë, që luhet prej orës 18:00 në “Elbasan Arena”, është një finale.

Reja me shumë gjasa do të ndryshojë modul këtë herë. Shkak bëhet Nedim Bajrami, i cili pritet të debutojë dhe të luajë pas dyshes Cikalleshi-Uzuni. Pas lojtari të Empolit pritet të pozicionohen Gjasula e Abrashi.

Në mbrojtje nuk ka ndryshime, sikurse edhe në portë ku do të luajë kapiteni Etrit Berisha. Zëvendësuesi i Elseid Hysajt ka qenë një nga pikëpyetjet e mëdha.

Odise Roshi ka fituar pikë para Albi Dokës, por duhet pritur deri në momentet e fundit për zgjedhjen e trajnerit Reja.

Shqipëria, formacioni i mundshëm (3-4-1-2): Berisha – Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla – Roshi, Gjasula, Abrashi, Trashi – Bajrami – Uzuni, Cikalleshi