Rreshtimi: Reja racional, muskuj dhe shumë eksperiencë kundër Polonisë

Kjo është finalja e parë! Edy Reja e di mirë, sikurse e dinë edhe të gjithë futbollistët e kombëtares sonë. Në orën 20:45 kundër Polonisë do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

Për të shkuar në Katar 2022 duhen mrekulli si ajo që Shqipëria bëri në Portugali me golin e Bekim Balajt. Atëherë nxorën kokulur Cristiano Ronaldon, tani do tentohet të bëhet e njëjta gjë kundër Lewandowski.

Trajneri Reja nuk dëshiron të bëjë eksperimente dhe formacioni pritet të jetë i zakonshmi i ndeshjeve të fundit. Berisha, kapiteni, është favorit për të mbrojtur katërkëndëshin para Strakoshës e Berishës.

Në mbrojtje vetëm Lorenc Trashi nuk është “italian”. Në të djathtë Hysaj pritet titullar, kurse në qendër Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti do të tentojnë të ndalin Lewandowskin.

Muskuj e kilometra në mesfushë, ku favoritët janë Abrashi, Gjasula dhe Bare. Detyrat e tyre janë të qarta, teksa duhet të bëjnë “filtrin” e parë ndaj sulmeve të Polonisë.

Sulmuesit e vënë në vështirësi trajnerin Edy Reja, pasi paraqitjet e tyre kanë qenë të mira kohët e fundit. Cikalleshi dhe Manaj është dyshja që italiani preferon, ndërkohë që Uzuni, Broja e Balaj presin mundësinë e tyre. / oversport.al