“Rrethinat e Napolit, plehra e krim”, ish-partnerja e Lobotka kërkon falje

Daniela Nizlova, ish-partnerja e Stanislav Lobotka, me siguri i ka mërzitur napolitanët me atë që ka shkuar në rrjetet sociale, teksa ndjekësit i bënin pyetje të ndryshme. Kur e ngacmuan për kushtet e jetesës në qytetin italian, ajo shkroi:

“Njerëzit nuk e dinë për çfarë po flasin. Ne qëndruam atje në një shtëpi normale me qira, jo në qendër të Napolit, por në periferi. Më duhet të shqetësohesha për infektimin nga myku, ngrohjen që nuk funksiononte, sendet personale që mungonin, ndërprerjet e energjisë elektrike.

Jo gjithçka që shkëlqen është flori. Qendra e Napolit është e bukur, e bukur në foto, por rrethinat janë si Egjipti: plehra, minj, krim”, shkruante Daniela, e cila ditën e sotme ka reaguar dhe ka kërkuar falje. Ajo mundohet të sqarojë atë që kishte dashur të thoshte:

“Më pyetën për shtëpinë dhe kemi pasur probleme të mëdha me ngrohjen dhe mykun. Shumë herë nuk kishim energji elektrike dhe nuk mund të përgatisja qumësht për vajzën time, Lindën. Ne po diskutonim për problemet klasike, pasi sllovakët mendojmë se ne kemi jetuar në një resort pushimesh.

Kështu që unë u thashë atyre se ashtu si njerëzit e zakonshëm, u përballëm me problemet klasike. Më vjen keq për këtë keqkuptim dhe kërkoj falje nëse kam preku zemrat e njerëzve.  Për plehrat unë kam folur edhe me vendasit se si është e mundur që në shekullin e 21-të të hidhen në autostradë për shembull.

Kam dashur të organizoj aktivitete për të pastruar zonën me njerëzit aty. Mjedisi është i bukur dhe mendoj se njerëzit duhet të jenë më të përgjegjshëm për peizazhin fantastik që është. Të gjithë e dinë që Napoli është në zemrën time. Po flisja vetëm për problemet që kishim në shtëpi”. / oversport.tv