Sergio Aguero ka thyer heshtjen pas lajmeve të fundit që dolën paraditen e sotme. “Catalunya Radio” raportonte sot se mjekët kanë këshilluar argjentinasin të mos luajë futboll.
E gjitha kjo për shkak se problemet në zemër nuk ia lejojnë të zhvillojë aktivitete fizike të rënda. Vetë futbollisti i Barcelonës nuk ka konfirmuar e as mohuar gjë.
“Nisur nga thashethemet e fundit, ju them se jemi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve të klubit, duke bërë analizat dhe trajtimin.
Do shoh ecurinë time brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv!”, shkruan Aguero në postimin e tij në Twitter.
Sulmuesi shfaqi probleme në ndeshjen kundër Alaves dhe u dërgua në spital, ku pas kontrolleve mjekësore u vu re që kishte aritmi. / oversport.tv
Ante los rumores les cuento que estoy siguiendo las indicaciones de los médicos del club, haciendo pruebas y tratamiento y ver mi evolución en el plazo de los 90 días. Siempre en positivo 🤟🏽
— Sergio Kun Aguero (@aguerosergiokun) November 12, 2021