Rritet oferta për Romagnolin, te Lazio ka optimizëm

Lazio është shumë pranë marrëveshjes me Alessio Romagnoli. Pas disa muajsh diskutime, palët janë shumë pranë njëri-tjetrit dhe gjithçka mund të mbyllet në javët në vazhdim.

Lazio ka rritur ofertën e saj për Romagnolin, çka ka bërë këtë të fundit që të bindet. Romagnoli ditë më parë ka refuzuar një ofertë prej 4 milionë eurosh në sezon nga Fulham.

Në Itali raportojnë se oferta e Lazios është rreth 5 milionë euro në sezon duke përfshirë edhe bonuset. Palët do të takohen sërish dhe me shumë mundësi Romagnoli do të veshë fanellën e Lazios sezonin e ardhshëm. /oversport.tv