Rrufe në qiell të hapur te Milani, Maignan dëmtohet dhe do operohet

Rrufe në qiell të hapur, kështu mund të quhet ajo që i ndodh Milanit. Portieri Mike Maignan është dëmtuar dhe i duhet të operohet nesër.

Klubi kuqezi ka njoftuar se francezi ka pasur dhimbje të vazhdueshme në kyçin e dorës së majtë dhe specialistët kanë vendosur që Maignan të bëjë ndërhyrjen.

Në njoftimin e Milanit nuk ka një periudhë rikuperimi, që pritet të përcaktohet në vazhdim.

Maignan, kampion me Lille vjet, ishte një nga pikat më të forta të italianëve në 7 javët e para të kampionatit. / oversport.tv