Rubin Hebaj i pandalshëm, realizon tre gola me skuadrën e re

Rubin Hebaj gjen rrugën e rrjetës në aventurën e tij të re në Uzbekistan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar për herë të parë me skuadrën e tij Andijan, jo një, por tre gola. Ish-sulmuesi i Teutës shkëlqeu në përballjen që skuadra e tij fitoi ndaj Metallurg Bekabad, në kuadër të javës së 7-të të kampionatit vendas.

Hebaj e nis menjëherë me spektakël dhe realizon golin e parë vetëm pas 2 minutash lojë. Shifrat do të dyfishoheshin sërish nga Hebaj që këtë herë realizon në minutën e 9-të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FOOTBALL CLUB ANDIJAN (@fcandijan)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FOOTBALL CLUB ANDIJAN (@fcandijan)

Ndërkohë tre golëshi plotësohet në minutën  e 82-të, ku Hebaj realizoi golin e katërt të takimit. Një performancë e shkëlqyer nga sulmuesi shqiptar që jep kështu shkëndijat e para për një sezon të madh në Uzbekistan. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FOOTBALL CLUB ANDIJAN (@fcandijan)