Rublev “mbreti” i Abu Dhabit, mposht Murray dhe fiton turneun Mubadala

Andrey Rublev ka fituar turneun “Mubadala World Tennis Championship”, pasi ka mposhtur 2-0 Andy Murray në finalen e madhe të Abu Dhabit.

Rusi ka fituar 6-4 setin e parë, ndërsa seti i dytë ka qenë më i luftuar dhe Murray është dorëzuar vetëm pas “tie-break” 7-6 (7-2).


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Shapovalov ka mposhtur më herët Rafael Nadal në finalen e vogël të turneut, duke siguruar vendin e tretë në Mubadala 2021. Rusi ka fituar 2-1 përballë spanjollit një ndeshje të luftuar.

Si Nadal edhe Murray rikthehen të luajnë pas një kohe të gjatë, pasi kanë qenë problemet fizike që i kanë detyruar që të mungojnë në disa evente të rëndësishme të tenisit botëror. /Oversport.tv