Rudiger i mbyll derën Bayernit: Ndihem i nderuar por jam mirë te Chelsea

Antonio Rudiger i ka mbyllur dyert një kalimi të mundshëm tek ekipi i Bayern Munich. Edhe pse kohët e fundit po përflitej se Chelsea dhe Bayern nisën bisedimet për një transferim të mundshëm të gjermanit te bavarezët, ka menduar vetë Rudiger për të shuajtur zërat.

Ai tha se ndihet i nderuar për interesimin që kampionët e gjermanisë kanë shfaqur por ai ndihet mirë te Chelsea: “Sigurisht, jam i nderuar nga interesi i Bayernit dhe kjo dëshmon se i kam bërë gjërat siç duhet, por unë nuk do ta lejoj veten të shpërqendrohem.

Unë kam një detyrim ndaj klubit tim që të performoj mirë. Duhet të dëshmoj veten në çdo ndeshje dhe të mos lejoj që të shpërqendrohem nga thashethemet”.

Marrëveshja aktuale e 28-vjeçarit me Chelsean përfundon qershorin e ardhshëm dhe ai do të ishte i lirë të negocionte me çdo ekip. Megjithatë duket se Rudiger është i qartë për të ardhmen e tij nën ngjyrën blu. / oversport.tv