Juventusi ka vënë në shënjestër Antonio Rudiger. Ish-mbrojtësit të Romës i skadon kontrata me Chelsean dhe ky fakt ka shtuar interesin e shumë klubeve në drejtim të tij.
“Për mua ky do të jetë vendimi më i rëndësishëm në karrierë, prandaj do të marr gjithë kohën e nevojshme për të vendosur. Por mund të them se personalisht nuk kam folur me asnjë klub tjetër përveç Chelseat”-ka deklaruar mbrojtësi i kombëtares gjermane.
Sipas britanikes “The Mirror”, Juventusi dhe Bayerni i Munihut janë dy skuadrat që po ndjekin me më shumë vëmendje situatën e Rudiger.
Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për mbrojtësin: “Në përgjithësi nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera, por për Rudiger mund të flas si tifoz, ai është një lojtar i kombëtares gjermane dhe luan për skuadrën e Tuchel, që e ka rritur shumë si lojtar”. /Oversport.tv