Ruleta e penalltive nderon Barcelonën, në finalen e Superkupës e pret Reali

Barcelona vuan përballë Betisit, por arrin të sigurojë një vend në finalen e Superkupës së Spanjës, ku përballë do të ketë rivalët e vjetër të Realit të Madridit, pasi triumfon në ruletën e penalltive. 120 minuta lojë janë mbyllur në barazim 2-2, por lojtarët e Xavit janë treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

90 minutat e kohës së rregullt përfundojnë në barazim 1-1. Barcelona shënon me Pedrin, por goli anulohet nga VAR. Lewandowski kalon në avantazh katalanasit në fund të pjesës së parë. Betis barazon shifrat me Fekir në pjesën e dytë, ndërsa VAR bëhet sërish protagonist duke anuluar një tjetër gol të Barcelonës, të shënuar nga Lewandowski.

Ansu Fati kalon në avantazh Barcelonën sapo nis koha shtesë, por Betis barazon sërish me Moron. Nuk ka fitues pas 120 minutash lojë dhe ruleta e penalltive I buzëqesh Barcelonës që fiton 4-2. Finalja e Superkupës ndaj Realit do të luhet në 15 janar. / Oversport.tv