“Ruleta ruse” i buzëqesh Egjiptit, eliminon Kamerunin në shtëpi

Egjipti, fitues shtatë herë i Kupës së Afrikës, kualifikohet në finale dhe do të diskutojë trofeun me Senegalin. Skuadra e Mohamed Salah – pasi 120 minutat përfunduan 0 me 0 – mposhti me penallti 3-1 Kamerunin vendas, me portierin Gabaski që ndali Moukoudi dhe Lea, kurse N’Jie goditi jashtë.

NDESHJA – Kameron-Egjipt nuk ka prodhuar asnjë gol në aksion, edhe pse vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe rrezikuan me Ngamaleu dhe më pas me Ngadeu goditën traun.

Ky u fundit kishte një tjetër mundësi të realizonte, por pa sukses. Egjipti në pjesën e dytë e mori zotërimin e topit dhe rrezikoi me Salah në një moment, kurse Kameruni me Toko Ekambi.

Pavarësisht përpjekjeve, nuk pati gola në 90 minutat e kohës së rregullt. Trajneri i Egjiptit, Karlos Queirez, u tërbua në fund me arbitrin dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Në shtesa Egjipti ishte i rrezikshëm, me Salah që iu afrua golit. Deri në fund në aksion nuk pati gola, ndërsa me penallti Egjipti realizoi tre penallti dhe fitoi 3-1, pasi vendasit e Kamerunit humbën tre penallti. / oversport.tv