Rummenigge flet për të gjithë: Lewandowski qëndron, largimi i Messit një humbje, ndërsa Ronaldo…

“Bajerni luajti shumë mirë dhe e meritoi fitoren. Është shumë shpejt për të folur për favoritë. Barcelona? Pa Messin duket si pa shpirt. Po kalojnë një moment të vështirë. Ishin të detyruar ta shisnin. Kampionati spanjoll shënoi një autogol duke e lejuar të largohet”-ka deklaruar Karl-Heinz Rummenigge për prestigjiozen “Bild” pas fitores së Majern Munich në shtëpinë e Barcelonës.

Rummenigge ka folur edhe për rikthimin e Cristiano Ronaldo tek Manchester United: “Ronaldo është një fenomen. Është 36 vjeç dhe luan në nivele të larta prej 20 vitesh. Kujtoj një ngjarje kur ishte në Torino. Ishte në këmbë pas një dere me duart lart dhe e pyeta: Çfarë po bën? Ai mu përgjigj: Po stërvitem për të festuar golin tim të ardhshëm”.

Ish-presidenti i Bajernit ka folur edhe për të ardhmen e Lewandowskit: “Ai shtë sulmuesi më i mirë në Botë. Haaland është i dyti. Bajerni dëshiron që ta mbajë sulmuesin polak edhe më gjatë se kontrata aktuale”. /Oversport.tv