Rummenigge: I shqetësuar nga bilanci i Juves, Superliga nuk do funksiononte

Karl-Heinz Rummenigge, ish-Ceo i Bayern Mynih dhe aktualisht anëtar i bordit të Uefa-s, ka dhënë një intervistë për “RTV38”, ku ka folur për Fair Play-in financiar, Superligën dhe krizën ekonomike.

“Barcelona është nën vëzhgimin e të gjithëve, por edhe bilanci i fundit i Juventusit më shqetësoi”, ka thënë drejtuesi gjerman, që “djeg” përfundimisht Superligën: “Do të transformohej futbolli në një sport amerikan dhe me kulturën europiane nuk do të funksiononte”.

“Fair Play Financiar është akoma, por është hequr vetëm në disa gjëra, sepse dëmi i ardhur nga Covid ka ndikuar tek të gjithë. Bayerni s’ka tifozë për momentin dhe çdo ndeshje humb 4 apo 5 milion euro nga biletat.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Klubet italiane dhe spanjolle duan që të zvogëlojnë diferencën me klubet angleze, që kanë një avantazh të madh nga paratë e të drejtës televizive. Ishte si një mesazh ndihme, sepse të gjithë kishin probleme të mëdha financiare”, ka shpjeguar gjatë emisionit “Zona Mista”.

Rummenigge shpjegon pse është kundër krijimit të Superligës: “Do të arkëtohej më shumë, po ku do të shkonin paratë? Te lojtarët dhe agjentët. Nuk ia vlen që Messi dhe Ronaldo të fitonin 10 milion më shumë.

Duhet të ulen kostot, sepse çdo vit jemi të detyruar që të rifinancojmë pagat e futbollistëve. Nuk besoj se një lojtar që fiton 6 milion në vit dhe jo 8 është i varfër”, ka përfunduar drejtuesi gjerman. / Oversport.tv