Rummenigge: Mourinho donte Bayernin, por ne menduam se nuk ishte i duhuri

Ish-drejtuesi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë një intervistë të gjatë për Rai Sport. Ndër të tjera ai i është rikthyer edhe një tentative merkatoje që do të çonte trajnerin Jose Mourinho në stolin e bavarezëve. Megjithatë, ai tha se ardhja e “The Special One” në Munich nuk u konsiderua si zgjedhja e duhur.

“Filozofia e Bayern Munich ka qenë gjithmonë e njëjta, të jesh i suksesshëm, por me llogaritë në rregull. Është pjesë e kulturës gjermane. Ndoshta ne bëjmë më pak goditje të mëdha në merkato, por mund të fitosh edhe Champions League pa shpenzuar shumë, siç edhe e kemi treguar”.

MOURINHO- “Disa vite më parë ai donte të vinte në Gjermani për të trajnuar Bayernin, por kurrë nuk kishte një ndjenjë se ai mund të ishte trajneri i duhur për ne. Ai gjithmonë më ka lënë përshtypje të mirë personalisht. Shpresoj se Roma do të jetë e suksesshme pasi ai ka nevojë për të fituar çdo ditë”. /oversport.tv