Karl-Heinz Rummenigge ka lënë detyrën si CEO te Bayern Munich dhe së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për AS në Spanjë.
Mes shumë temave, legjenda gjermane e futbollit ka folur edhe për një ofertë që kishin marrë nga Real Madrid në vitin 2008 për të shitur yllin e skuadrës, Ribery.
“Donim të dërgonim një mesazh për botën e futbollit. Ata na ofruan ne 75 milion euro për Frank Ribery dhe në atë moment do të kishte thyer të gjitha rekordet.
Donim t’u tregonim të gjithëve që Bayern nuk është një klub që shet. Ishte një sinjal i qartë, për klubet dhe lojtarët, që kontratat janë nënshkruar për t’i përmbushur ato”. / oversport.tv