Rusia heq dorë nga Botërori, tërheq apelimin ndaj vendimit të FIFA-s në CAS

Federata ruse e futbollit ka hequr dorë nga apelimi që ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në 30 mars, ku kundërshtonte përjashtimin nga Botërori që kishte vendosur FIFA pas pushtimit të Ukrainës.

“Procedura do të mbyllet shumë shpejt”, ka njoftuar CAS përmes një komunikate. Rusia duhej të ndeshej me Poloninë në gjysmëfinalet e Play Off-it të Kupës së Botës, Katar 2022.

Gjithsesi, federata ruse ka njoftuar se do të qëndrojë kërkesa për apelim kundër vendimit të UEFA-s, që përjashtoi klubet ruse nga të gjitha kompeticionet kontinentale. / Oversport.tv

Foto: Сборная России twitter